75 Mall Live Search
13:20 / E Premte, 20 Shtator 2019 / indeksADMonline

4 yjet e mëdhenj të NBA-së shprehin interesim të luajnë për Amerikën, në Lojërat Olimpike 2020

Vitin e ardhshëm, do të jetë viti i Lojërave Olimpike, ndërsa në Basketboll, pritet që yjet më të mëdhenj të NBA-së të paraqiten për Amerikën.

Së fundmi, edhe Lebron Jamesi ka shprehur interesimin e tij të luajë për ekipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Lojërat Olimpike 2020, transmeton Indeksonline.

“Mbreti” James është basketbollisti i 4-të që shpreh dëshirën për pjesëmarrje për ekipin e Amerikës.

Para tij, Stephen Curri, Damian Lillard dhe Draymond Green kanë paraqitur interesimet e tyre për pjesëmarrje.

Së fundmi, Amerika u rendit në pozitën e shtatë në Kampionatin Botëror në Basketboll që u zhvillua në Kinë, pozita më e dobët që e ka regjistruar ndonjëherë, por në radhët e amerikanëve nuk ishte asnjë yll i madh i NBA-së./Indeksonline/