14:37 / E Diele, 23 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

40 aksidente brenda 24 orëve, mbi 600 tiketa trafiku!

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 41 aksidente.

Nga këto 41 aksidente, dy kanë qenë me fatalitet. Kurse 19 aksidente të tjera kanë qenë me të lënduar, transmeton Indeksonline.

30 aksidente të tjera kanë qenë pa lëndime në njerëz por vetëm dëme materiale.

Vlen të theksohet se Policia e Kosovës gjatë 24 orëve ka shqiptuar 612 tiketa trafiku.

16 persona janë arrestuar në 24 orët e fundit, ku 12 janë dërguar në mbajtje dhe dy në vuajtje të dënimit./Indeksonline/