75 Mall Live Search
10:03 / E Hënë, 11 Dhjetor 2017 / k.v

40 aksidente trafiku brenda ditës

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Kosovës kanë ndodhur një aksident me pasoja fatale, 15 me persona të lënduar dhe 24 aksidente trafiku me dëme materiale, transmeton Indeksonline.

Sipas policisë, aksidenti fatal ka ndodhur në Krushë të Rahovecit ku dy persona kanë mbetur të vdekur.

Ndaj gjithë pjesëmarrësve në trafik që kanë thyer rregullat e trafikut policia ka shqiptuar gjithsej 729 gjoba kundërvajtese./Indeksonline/