22:16 / E Mërkurë, 03 Tetor 2018 / indeksADMonline

40 % e amerikanëve hanë ushqime të shpejta çdo ditë

Më shumë se një e treta e popullsisë amerikane ha  ushqim të shpejtë çdo ditë, paralajmëron një raport i ri.

Mishi i përpunuar, bukë e ëmbël, ushqim i skuqur dhe salcat e yndyrshme- lidhen me kushtet shëndetësore kronike si diabeti dhe sulmi në zemër, vrasësi numër një në botë.

Por, pavarësisht fushatave të shëndetit publik, shifrat e reja të lëshuara sot nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tregojnë se 37 për qind e të rriturve  të SHBA nuk po kujdesën për këtë gjë.

Të rriturit mes moshës 20 dhe 39 vjeç ishin grupi më i mundshëm për të konsumuar ushqim të shpejtë.

Në kundërshtim me besimin popullor, studimi tregoi se konsumimi i ushqimi të shpejtë është në fakt më i lartë në mesin e familjeve të pasura.

Për raportin hulumtuesit u analizuar të dhënat nga Anketa Kombëtare e Shëndetit dhe Ekzaminimit të Ushqyerjes midis 2013 dhe 2016./Indeksonline/