40 milionë euro, Bakambu shkon në Kinë (Foto)
Sulmuesi i Villarrealit, Cedric Bakambu pritet t’i bashkohet skuadrës kineze, Beijink Gouan.
Lajmin e ka konfirmuar trajneri Calleja, i cili thotë brenda 24 orëve, 26-vjeçari bëhet pjesë e anës kineze, transmeton IndeksOnline.
Për këtë transferim dukshëm fituese del klubi spanjoll, pasi ka fituar plotë 40 milionë euro.
Bakambu u transferua në Villarreal rreth 20 milionë euro nga skuadra turke, Bursaspor. Ai për spanjollët ka zhvilluar afro 72 paraqitje dhe ka shënuar 35 gola./IndeksOnline/