75 Mall Live Search
11:51 / E Premte, 16 Maj 2025 / G T

40-vjeç, Cristiano Ronaldo mbetet futbollisti më i paguar në botë

Futbollisti i Kombëtares së Portugalisë dhe skuadrës së Al-Nassr, Cristiano Ronaldo për herë të tretë me radhë vazhdon të jetë më i paguari në botë.

Sipas revistës së njohur “Forbes”, Ronaldo është më i paguari, me plot 275 milionë dollarë, shkruan Indeksonline

225 milionë dollarë Ronaldo i fiton në fushë, kurse 50 milionë dollarë jashtë saj.

40-vjeçari për herë të tretë me radhë del të jetë më i paguari nga sportistët.

I dyti është basketbollisti amerikan, Stephen Curry me 156 milionë dollarë.

I treti është Tyson Fury, boksieri nga Britania e Madhe që fiton plotë 146 milionë dollarë në vit.

Lionel Messi, lojtari argjentinas është i pesti me radhë. Ai fiton 135 milionë dollarë. 60 milionë në fushën e futbollit dhe 75 milionë dollarë jashtë saj./Indeksonline/