40 vjeçari bie nga lartësia 6 metra, ishte duke rregulluar ndriçimin

Një person rreth të 40-tave është rrëzuar nga një lartësi prej 6 metrave, i cili ishte duke rregulluar ndriçimin në një skene teatrale.
Ai është dërguar dërguar në QKUK pasi mori lëndime trupore.
Këtë e kanë konfirmuar për IndeksOnlinë zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 14:20 është marrë një informatë se një person, mashkull, rreth 40 vjeç, deri sa kishte qenë duke rregulluar ndriçimin në një skenë teatrale ka rënë nga një lartësi prej 5- 6 metrash.
Për pasojë ai ka pësuar lëndime trupore dhe nga ekipi i mjekëve emergjentë është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm mjekësor.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha ajo./IndeksOnline/