75 Mall Live Search
18:36 / E Enjte, 05 Shkurt 2026 / B XH

40-vjeçari përplas për vdekje këmbësoren në Tiranë

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje, në 5 shkurt në zonën e Bathores në Tiranë.

Një shofer 40-vjeçar, duke ecur me automjet ka përplasur për vdekje një këmbësore 65-vjeçare me inicialet Sh.Sh.

Pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët, gruaja ka vdekur në spital.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“Më datë 05.02.2026, rreth orës 16:30, në Bathore, automjeti me drejtues shtetasin E. B., rreth 40 vjeç, ka përplasur këmbësoren shtetasen Sh. Sh., rreth 65 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën në spital.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të metejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.