13:05 / E Martë, 09 Qershor 2020 / indeksADMonline

40-vjeçari vuan nga një kancer i rrallë: Mendova se ishte një skuqje, tashti lëkura ime është e prekur 90%

Toni Ferreira pati një irritim të vogël të lëkures, në shpinë dhe për të njëjtën supozoi se do të kurohej brenda disa ditëve.

40 vjeçari i cili është edhe baba i një fëmiu thotë se gjithmonë kishte qenë i kujdesshëm me shëndetin, dhe se gjëja e fundit që i kaloi në mendje ishte kanceri, shkruan The Sun- transmeton Indeksonline.

About 90 per cent of Tony's body is now affected by the rare cancer

Sidoqoftë, frika më e keqe e Tonit u bë realitet kur skuqja u përhap me shpejtësi në trupin e tij – duke bërë që këmbët dhe duart të irritoheshin tej mase.

Tony has a rare form of non-Hodgkin lymphoma called Sezary syndrome

Mjekët shpejt diagnostikuan kopshtarin, nga Jersey, me një formë të rrallë të limfomës jo-Hodgkin të quajtur sindromi Sezary – e cila tani ka prekur rreth 90 përqind të trupit të tij shkruan The Sun- transmeton Indeksonline.

Tony's wife Osvalda is pleading for a stem cell donor to come forward and save his life

I dëshpëruar për të mbajtur të gjallë burrin e saj, gruaja e Tony, Osvalda tani është duke kërkuar që një dhurues i qelizave burimore të dalë përpara dhe të shpëtojë jetën e tij.

Ajo tha: “Ne lutemi që një i huaj të na ndihmojë të vazhdojmë jetën tonë së bashku për shumë vite që vijnë”./Indeksonline/