75 Mall Live Search
18:10 / E Hënë, 23 Tetor 2023 / LB

40-vjeçarja dyshohet se bëri vetëvrasje tek penda e Livoqit në Gjilan

Një grua 40 vjeçare dyshohet se është vetëvrarë tek penda e Livoqit në Gjilan.

IndeksOnline, më herët raportoi përkitazi me këtë rast.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka thënë se 40-vjeçarja është gjetur pa shenja jete.

Përgjigja e tij e plotë:

Stacioni Policor Gjilan sot me datën 23.10.2023 rreth orës 14:47 ka pranuar informacion përmes linjës 192 ku dyshohet se një femër kosovare shqiptare është vetëvrarë tek penda e Livoqit.

Njësitet policore i janë përgjigjur menjëherë thirrjes, është njoftuar edhe emergjenca e spitalit të Gjilanit dhe njësiti i zjarrfikëseve. Nga vendi i ngjarjes raportohet se sipas mjekut kujdestar viktima femër rreth 40 vjeçare është pa shenja jete.

Në lidhje me rastin janë njoftuar njësite policore relevante të cilat janë duke i hetuar rrethanat e rastin në koordinim me prokurorin e shtetit.