75 Mall Live Search
12:18 / E Enjte, 28 Tetor 2021 / AR

400 dollarë për dy javë punë, kartelet meksikane rekrutojnë të mitur përmes videolojërave

Kartelet e drogës në Meksikë po rekrutojnë të miturit përmes videolojërave.

Alarmi është lëshuar nga vetë qeveria e këtij shteti që paralajmëron prindërit të kujdesen më shumë për fëmijët dhe të kontrollojnë aktivitetin e tyre në platformat online.

Sipas një hetimi të autoriteteve, një rekrutues i ofroi një fëmije 5 mijë pesos, rreth 400 dollarë, për dy javë punë.

E gjithë biseda mes tyre ishte zhvilluar përmes lojës Free Fire në smartfonë. Ata që janë më aktivë në këtë metodë rekrutimi ishin Karteli Jalisco, Old School Zetas dhe ai i Sinaloas.

Hetuesit kanë zbuluar se zakonisht bisedat zhvilloheshin gjatë orëve të vona të natës.

Përveç kontakteve përmes smartfonëve, narkotrafikantët përdorin edhe metoda të tjera në Play Station, Xbox dhe Nintendo.