10:14 / E Premte, 12 Janar 2018 / indeksADMonline

400 milionë euro ose 200 milionë + CR7 për Neymar!

5 titujt e fituar në vitin 2017 kishin bërë të gjithë të mendojnë që ishte vetëm fillimi i viteve të suksesit, por për shumë të tjerë, Real Madrid tani ka rënë në harresë.

Shenjat nga loja e ekipit këtë vit kanë qenë shqetësuese dhe është bërë e qartë se nevoja për një mega-yll për të ringjallur ekipin është e domosdoshme.

Emri i lojtarit është ai që të gjithë fansat e Real Madridit kanë në mendje, njejtë edhe udhëheqësia e klubit, dhe nuk është askush përveç Neymar.

MARCA raporton se besimi i klubit është se operacioni i përgjithshëm mund të kushtojë diku rreth 400 milionë euro. Lojtarët tjerë që përfliten janë edhe Harry Kane, Hazard apo Werner, por askush nuk mund të arrij nivelin e Neymar.

Megjithëse klubi francez nuk dëshiron ta shes njëherë, Real Madrid posedon diçka që klubi parisen ka kërkuar prej kohësh: Cristiano Ronaldon.

Perez e dinë se nënshkrimi i brazilianit do të ishte i ndërlikuar, por ata janë të vetëdijshëm se ekzistojnë faktorë të cilët mund ta shohin atë në verë të vitit 2019.

E para është dëshira e Neymar për të veshur këmishen e bardhë. Klubi ka marrë mesazhe inkurajuese kohët e fundit, e cila në filloi në Londër në çmimet “Best Award” të FIFA , kur lojtari u ul në afërsi të delegacionit nga Los Blancos.

Sipas MARCA, në marrëveshje mund të përfshihet edhe Cristiano Ronaldo. Duke ofruar Los Blancos 200 milionë euro + portugezin për Neymar. /IndeksOnline/