41 aksidente e 1.243 gjoba të shqiptuara gjatë 24-orëve

Policia e Kosovës në raportin 24- orësh bën të ditur se vetëm dje kanë ndodhur në vendin tonë 41 aksidente në trafikun rrugor, derisa 1 person ka humbur jetën.
Sipas këtyre statistikave, në 21 aksidente pati të lënduar, e 19 të tjera me dëme materiale, transmeton Indeksonline.
Për të gjithë ata që kanë shkelur rregullat e komunikacionit, sakaq janë shqiptuar 1.243 gjoba.
E, për vepra të ndryshme penale në pranga kanë përfunduar 10 persona si të dyshuar, 6 nga ta kanë shkuar në mbajtje deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë e 1 në vuajtje dënimi./Indeksonline