09:17 / E Premte, 21 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

41 aksidente trafiku brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur gjithsejtë 41 aksidente trafiku, prej të cilave 13 me persona të lënduar dhe 28 të tjera me dëme materiale, transmeton Indeksonline.

Policia po ashtu ka thënë se ndaj gjithë pjesëmarrësve në trafik janë shqiptuar 918 gjoba kundërvajtëse./Indeksonline/