41 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve të fundit për vepra të ndryshme penale

Prishtinë, 14 shtator 2022 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, nga prokuroritë Themelore janë ngritur 41 aktakuza kundër 42 personave, për vepra të ndryshme penale.
Në raport thuhet se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 12 persona, si dhe, pranë gjykatave kompetente janë parashtruar 11 kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj 12 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale./IndeksOnline/