23:55 / E Premte, 05 Tetor 2018 / indeksADMonline

41 milionë euro, për 25 minuta

Ylli brazilian, Malcom nuk po duket blerje e dëshmuar deri më tani.

Sulmuesi brazilian është bërë një problem në Spanjë: midis përjashtimeve teknike dhe lëndimeve deri më tani ka mbetur në skaj të ekipit të Valverde.

Në verë ai zbriti nga fluturimi i aeroplanit që e çoi në Romë dhe zgjodhi të fluturojë drejt Barcelonës . Malcolm Filipe Silva de Oliveira tha se ishte i lumtur me destinacionin e ri dhe shtoi se ai nuk mund të priste për të luajtur me Messin.

Por, 41 milionë euro deri më tani janë shpaguar me vetëm 25 minuta lojë.

Momentalisht lojtari po vuan nga një lëndim, ndërsa trajneri thuhet se nuk është bindur aspak me cilësitë e tij./Indeksonline/