11:48 / E Mërkurë, 13 Mars 2024 / G T

41-vjeçar! Por mbrëmë zhvilloi një nga ndeshjet më të mira në karrierë, Pepe i pakalueshëm në “Emirates”

Skuadra e Portos u eliminua nga UEFA Champions League pasi u mposht nga Arsenali pas penalltive në stadiumin “Emirates”.

Pepe, ish-lojtari i Real Madridit zhvilloi një ndeshje tejet të mirë edhe pse në moshën 41-vjeçare, shkruan Indeksonline

Mbrojtësi portugez tregoi se vitet janë thjesht numra me paraqitjen e tij fantastike duke u vlerësuar me notën 6.8 në sajtin e statistikave “SofaScore”.

41-vjeçari u bë edhe futbollisti më i vjetër që luan në raundin e 1/16 në Ligën e Kampionëve dhe ndoshta ky ishte sezoni i fundit në këtë kompeticion

Fituesi i shumë titujve gjatë karrierës ka kontratë me klubin portugez deri në fund të këtij sezoni dhe me umë gjasa do të njoftoj pensionimin./Indeksonline/