11:33 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

41 vjeçari djeg studion e filmave bashkë me njerëzit, dyshoi për plagjiat

Një mashkull 41 vjeçar dyshohet se ka djegur studion e njohur për filma të animuar në Japoni pasi që është ankuar se romani i tij është plagjiaturë, transmeton Japan Today.

Dëshmitari që e ka parë personin ka thënë se i dyshuari ka qenë i zemëruar duke bërtitur se si e kanë shkatërruar.

Personi ende i paidentifikuar ka bërtitur “vdisni” para se ta lyejë hyrjen e Teatrit me benzinë dhe e ka djegur rreth orës 10 e 30 të enjten.

Zjarri është shuar vetëm pas një dite ndërsa kanë humbur jetën 33 persona dhe shumë tjerë janë në rrezik për jetën.