22:05 / E Hënë, 30 Mars 2020 / indeksADMonline

418 të vdekur për 24 orë në Francë

Autoritetet shëndetësore franceze njoftuan sot se 418 njerëz në këtë vend kanë vdekur si pasojë e koronavirusit, duke ngritur bilancin e përgjithshëm të përfundimeve fatale në 3.024.

Kjo është një rritje prej 16 për qind, duke e lënë Francën me 3,000 vdekje pas Kinës, Italisë dhe Spanjës, transmeton Reuters.