42 milionë i duken pak – Atalanta e ‘shokon’ Interin me vendimin për Lookman

Atalanta ka vendosur që të mos e pranojë ofertën e fundit të Interit për yllin e tyre, Ademola Lookman.
Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, klubi nga Bergamo e ka refuzuar propozimin e ‘zikaltërve’ që kapte shifrën prej 42 milionë eurosh plus 3 milionë euro të tjera në formë bonusesh, raporton IndeksOnline.

Lookman ka qenë një nga lojtarët më të dalluar të Atalantës në sezonin e fundit, duke kontribuar me gola të rëndësishëm.
Tash Interi nëse e dëshiron Lookman duhet të përmirësoj ofertën. /IndeksOnline/