75 Mall Live Search
11:08 / E Diele, 21 Nëntor 2021 / LB

42 persona me COVID-19 po marrin trajtim në Spitale e QKUK

Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës ( ShSKUK), në trajtim mjekësor janë 42 pacientë, prej tyre 12 të konfirmuar me COVID-19 dhe 32 të tjerë post-covid.

Me oksigjeno-terapi janë 12 pacientë, kurse nuk ka pacientë në mjekim intensiv.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, tre pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë, post-covid, Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë.” thuhej në një postim në Facebook të SHSKUK-së.

Kurse në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë po trajtohen shtatë pacientë nga Shqipëria dhe në atë të Pejës e Ferizajt nga dy pacientë.