42 raste të reja me COVID-19, asnjë i vdekur
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2021/06/covid-19.jpg)
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 16.199 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 374.190 doza të vaksinës.
Deri më sot 117.382 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 2.987 testime, 42 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 16 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.613.
Në total numri i rasteve aktive është 195.