75 Mall Live Search
14:49 / E Premte, 02 Tetor 2020 / indeksADMonline

42 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 42 raste të reja me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes një postimi në Facebook.


“Sot, lakorja e situatës së pandemisë për 24 orët e fundit, është e kënaqshme. Nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga Covid 19, ndërsa 42 kanë rezultuar pozitiv”, ka shkruar Zemaj.