75 Mall Live Search
21:36 / E Shtunë, 05 Gusht 2023 / MSH

42 shtete mblidhen për bisedimet e paqes për Ukrainën

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka përshëndetur përpjekjet e ekipit të tij teksa marrin pjesë në bisedimet e paqes në Arabinë Saudite së bashku me 41 vende të tjera.

Bisedimet, të cilat përfshijnë Kinën, por përjashtojnë Rusinë, janë midis këshilltarëve të krerëve të shteteve për një “formulë paqeje” të mundshme, shkruan Sky News.

Zelensky tha se shtetet pjesëmarrëse ishin “të bashkuar nga përparësia e së drejtës ndërkombëtare” e shkelur kur Rusia pushtoi Ukrainën.

“Është shumë e rëndësishme që aty, në margjinat e takimit në Jeddah, të zhvillohen negociata dypalëshe me partnerët”, shtoi ai.