10:18 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

42-vjecari i virgjër që nuk ka kryer kurrë marrëdhënie seksuale, mësoni arsyen fatkeqe!

Një burri iu rritën gjinjtë dhe organi gjenital kur testikujt filluan ti ‘zhduken’ çdo ditë e më shumë. Kur kalon në pubertet, testikujt janë përgjegjës për sekretimin e hormoneve seksuale tek meshkujt që i japin tipare burrërore.

Por, për këtë 42-vjeçar ndodhi tërësisht e kundërta. Burri nga Lisbona fitoi peshë në të njëjtat vende si femrat, përfshirë kofshët dhe gjoksin.

Ai u takua me femra seksi, por kur i tha se është i virgjër nuk arriti të kryente marrëdhënie seksuale.

Sipas raportit të shqyrtuar nga Mjekësia Britanike, ai nuk ka patur asnjë zhvillim të karakteristikave dytësore të meshkujve që ndodhin zakonisht gjatë pubertetit.

Testet tregojnë se trupi i tij nuk prodhon testosteron aq sa duhet, prandaj u diagnostikua me anorki bilaterale, e njohur edhe si sindromë e zhdukjes.

Mjekët thonë se kjo gjendje i filloi katër dekada para se të kërkonte ndihmë mjekësore.

Ai nisi një trajtim pesë mujor për të injektuar testosteron çdo tre javë.

Në muajt e parë, muskujt e tij u zmadhuan, gjoksi filloi ti zvogëlohej dhe toni i zërit iu ul. Gjithashtu filloi të ketë më shumë qime në fytyrë dhe zona intime.

Ndodh që kjo gjendje të rrisë rrezikun e kancerit testikular pasi një pjesë prej testikujve nuk është formuar siç duhet.