07:09 / E Martë, 30 Janar 2018 / indeksADMonline

42 vjeçarja me fëmijët po keqtrajtohet nga burri, psikologia i tregon si të veprojë

Rrëfimi i 42 vjeçares:

Burri im ma merr telefonin në punë që unë të mos e kontaktoj askë.

Ai është 49 vjeçar, kurse unë 42. Kemi dy djem dhe një vajzë.

Vajza është 18 vjeçare dhe ka shkuar të jetojë me prindërit e mi, me të cilët burri më ka thënë që të rri larg tyre po ashtu, transmeton Indeksonline. Burri e ka larguar vajzën për shkak se mendonte që ajo i ka lajmëruar burimet njerëzore dhe i ka informuar se ai më keqtrajton mua dhe fëmijët.

Ai është shumë i vështirë për të jetuar me të.

Burimet njerëzore na kanë vizituar katër herë. Ata kanë konfirmuar se nuk ishte vajza ajo që i lajmëroi ata, por burri akoma e akuzon vajzën për këtë gjë.
Si mund t`ia vërtetoj të kundërtën? Po më sëmurë kjo gjë!

Përgjigja e psikologes:

Ti nuk ke çka t`i dokumentosh atij asgjë.

Nga ajo që më ke treguar, duket se ai është i keq dhe kontrollues. Ti me fëmijët tuaj me siguri do të jeni më të sigurtë nëse qëndroni larg tij./Indeksonline/