08:18 / E Enjte, 21 Shkurt 2019 / indeksADMonline

43 aksidente për 24 orë në Kosovë

Numri i aksidenteve të regjistruara në territorin e Kosovës për 24 orët e fundit ka qenë i lartë dhe alarmant.

Sipas raportit policor, në këtë periudhë kohore kanë ndodhur 43 aksidente komunikacioni, transmeton Indeksonline.

Prej tyre, 23 me të lënduar dhe 20 pa të lënduar në njerëz.

Kurse, policia e trafikut rrugor ka shqiptuar edhe mijëra tiketa për kundërvajtësit. Në 24 orëshin e fundit, janë shqiptuar 1452 tiketa. /Indeksonline/