43 aksidente për një ditë në Kosovë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 43 aksidente trafiku.
Sipas njoftimit, prej tyre 19 kanë qenë me të lënduar, kurse 24 pa lëndime në njerëz, transmeton Indeksonline.
Krahas aksidenteve, policia ka shqiptuar edhe mijëra tiketa trafiku për kundërvajtësit.
Kështu, për 24 orë, policia në trafik ka shqiptuar 1198 tiketa për shoferët. /Indeksonline/