75 Mall Live Search
15:29 / E Martë, 05 Shtator 2023 / LB

43 deputetë marrin pjesë në takimin e ftuar nga Bardhi, merr pjesë edhe Berisha, Basha mbetet me 12 deputetë

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi këtë të martë pas mbledhjes me deputetët e opozitës është shprehur se është caktuar agjenda që do të ndjekë opozita gjatë sesionit të ri parlamentar.

Bardhi në fjalën e tij për mediat ka theksuar se pjesë e takimit ishin 43 deputetë të opozitës, ku tema kryesore ka qenë hartimi i agjendës për sesionin e ri parlamentar.

Sipas tij është rënë dakord që në fokus të këtij sesioni të jenë zgjedhjet e parakohshme dhe reforma zgjedhore.

Në takimin me rreth 43 deputetët të Partisë Demokratike aleancës për ndryshim kemi caktuar një pjesë të agjendës kombëtare për seancën parlamentare, në proces të punës së opozitës në këtë sesion që do të jenë zgjedhjet e përkohshme të lira. Çuarja përpara e reformës zgjedhore është vendosur si prioritet i punës së të gjithë deputetëve të opozitës, për të gjithë që e ndjejnë veten opozitar duke bërë komisionin e ri të reformës zgjedhore me detyra të qarta. Është e papranueshme që opozita ka denoncuar masakrën zgjedhore të 25 prillit dhe të 14 majit është e papranueshme mos ta çojë përpara këtë nismë.

Së dyti, besoj biem dakord të gjithë që kjo opozitë ka përballë qeverinë më të korruptuar, çdo ditë përballemi me skandale të kësaj qeverie. Për këtë arsye kemi vendosur ngritjen e 3 komisioneve hetimore, së pari për PPP dhe problematikat në shëndetësi. Jemi dëshmitarë të gjithë bashkë se prokuroria ende nuk ka finalizuar hetimet mbi këto çështje. Komisioni hetimor do të synojë ta ndihmë prokurorinë. Do të kërkojmë komision hetimor për çështjen e të dhënave personale të qytetarëve, patronazhistët apo dyshimet serioze për ndërhyrje në sistemin YIMS. Së treti jemi njohur dhe njihemi çdo ditë me të dhëna se si zyrtare publikë vendosin të pasurojnë të afërmit me fondet publike, ndaj një komision hetimor do të kërkohet për konfliktin e interesit dhe abuzimet me ligjin”, ka thënë Bardhi.

Ndër të tjera Bardhi ka theksuar se në këtë mbledhje opozita është bërë bashkë në shërbim të qytetarëve, pasi mosfunksionimi në parlament ka qenë kosto për to.

Sot të gjithë deputetët e opozitës që e ndjejnë vetën opozitarë kanë bashkuar forcat për të bërë opozitën funksionale dhe lajmi i mirë është që tashmë kemi lënë pas ndasitë dhe do të kenë një qëndrim të unifikuar në parlament. Ftesa ime për zotin Basha dhe cilin do tjetër është që ti rikthehen misionit si opozitarë. Çdo opozitar i opozitës mund të kenë mendime për bunker dhe çështje të tjera por apeli im është që cilido të reflektojë dhe të shikojë ku ndodhet Shqipëria dhe me mosfunksionimin e saj duhet të kuptojë gjendjen në të cilën ndodhet vendi”, është shprehur deputeti i PD-së.