75 Mall Live Search
09:07 / E Enjte, 10 Shtator 2020 / indeksADMonline

43 persona me Covid-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 11 prej tyre në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, aktualisht janë duke u trajtuar 43 pacientë të infektuar me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, tre pacientë janë në respirator, 28 pacientë janë në oksigjenoterapi dhe nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

“Nga personeli i spitalit aktualisht janë të infektuar: 1 mjek, 4 infermierë dhe 2 punëtorë të shërbimeve teknike. Gjatë 24- orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 226 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë. 21 janë shtruar për trajtim të mëtejshëm”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës, transmeton Indeksonline.

Ndërkaq theksohet se gjatë 24- orëve të fundit në këtë spital janë realizuar 6 lindje, dy normale dhe katër me prerje cezariane.

“Kanë lindur 6 foshnja, 5 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore. 216 pacientë kanë kryer analiza, që në total janë bërë 2.845 sosh. Gjatë 24- orëve të fundit janë kryer 124 shërbime radiologjike dhe prej tyre 80 në rentgenë, 24 EHO dhe 20 CT”./Indeksonline/