75 Mall Live Search
22:00 / E Mërkurë, 07 Janar 2026 / Z S

43-vjeçari shqiptar lyen me benzinë gruan dhe tenton ta djegë, e shpëton djali i tyre i mitur

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku një i mitur shqiptar nga shpëtuar nga vdekja nënën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në Cavarzere, ku një 43-vjeçar pas grindjes me të shoqen e ka lyer atë me benzinë dhe ka tentuar që t’i vërë flakën, raporton TCH.

Ka qenë djali i tyre i mitur që ka arritur t’i fshehë çakmakun, deri në mbërritjen e policisë.

Autori është vënë në pranga dhe do të dalë para drejtësisë me akuzë e tentativës për vrasje./Indeksonline/