75 Mall Live Search
10:09 / E Mërkurë, 14 Nëntor 2018 / indeksADMonline

43 vjeçarja e gjen nënën e saj të ndjerë në ‘Google Street View’

Një grua që jetonte në Tajvan është emocionuar shumë pasi ka zbuluar një fotografi të nënës së saj  të ndjerë në shtëpinë e tyre përmes ‘Google Street Veiw’.

Danny Wu e gjeti nënën e saj katër vite pas vdekjes së saj përmes google street view.

“Unë kam qenë duke kërkuar për ju për kaq gjatë, mama,” Wu tha ajo në një shkrim në facebook duke ndarë fotografitë. ‘Duket se ju keni qenë në shtëpi gjatë gjithë kësaj kohe.’, shkruan ‘Daily Mail’, transmeton Indeksonline.

Fotografitë tregojnë gruan, e ulur pranë shtëpisë së tyre duke u përkujdesur për kopshtin.

Wu, 43 vjeçare i tha MailOnline se nëna e saj kishte vdekur nga kanceri i zorrës së trashë në shtator të vitit 2014.

“Doja të qaja vetëm kur e pashë,” tha ajo. “Unë kurrë nuk mendova se do të mund ta shihja nënën time përsëri.”

“Ishte një surprizë e plotë për ta parë atë para shtëpisë sonë,” shtoi ajo. /Indeksonline/