44 aksidente trafiku brenda 24-të orëve të fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24-të orëve të fundit në vendin tonë janë shkaktuar 44 aksidente trafiku ku prej tyre 23 me dëme materiale dhe 21 me të lënduar.
Po ashtu është bërë e ditur se brenda këtij intervali kohor janë shqiptuar 1783 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave të trafikut rrugor.
23 persona janë arrestuar ndërsa 13 janë dërguar në mbatje./Indeksonline/