44 lindje gjatë 7 dite, në Spitalin e Mitrovicës

Në Spitalin e përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” Mitrovicë në 7 ditët e fundit kanë ardhur në jetë 44 foshnja, ku 34 kanë qenë lindje normale dhe 10 lindje me prerje ceziariane.
Nga 44 foshnjat e porsalindura, 24 janë të gjinisë mashkullore dhe 20 gjinisë femrore.
10 gra, janë bërë nëna për herë të parë.