15:08 / E Hënë, 30 Nëntor 2020 / OSH

44 vjeçari gjilanas vdes nga Covid-19/ Kjo është mosha e 10 të tjerëve që humbën këtë betejë

IKSHPK-ja sapo ka publikuar raportin e 24-orëve të fundit në lidhje me numrin e personave të prekur, të shëruar dhe atyre që kanë ndërruar jetë si pasojë e Covidit-19.

Në këto statistika bëhet e ditur se janë 11 persona që kanë ndërruar jetë si pasojë e këtij virusi.

Ndërsa ata vijnë nga komuna të ndryshme dhe kanë moshë nga 44 vjeç e deri në 82 vjeç.

Më poshtë i gjeni të plota këto të dhëna:

Brenda 24-orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitivë. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (75, 50 vjeç), Prizren 2 raste (75, 65 vjeç), Dragash 1 rast (64 vjeç), Drenas 1 rast (82 vjeç), Gjakovë 1 rast (77 vjeç), Gjilan 1 rast (44 vjeç), Malishevë 1 rast (63 vjeç), Pejë 1 rast (65 vjeç), Rahovec 1 rast (82 vjeç).