44 vjeçarja e cila ushqehet me pudër çdo 30 minuta, vuan nga një sindrom i rrallë!

44 veçarja Lisa Anderson nga Paignton- Devon filloi të hajë disa kapëse të banjos 15 vjet më parë kur papritur ndjeu një ‘thirrje’ se duhet t’i testojë ato derisa djali i saj po pastrohej.
Nëna e pesë fëmijëve tani nuk mund të rrijë dot pa pluhurin, i njohur si pudër, shkruan Daily Mail- transmeton Indeksonline.
Ajo ushqehet me pudër thuajse çdo 30 minuta, dhe madje ngrihet gjatë natës për ta ngrënë atë.
Ajo pretendon se ka shpenzuar para të shumta për të siguruar pluhurin “Johnson’s Baby” ndër vite.

Anderson e mbajti të fshehtë zakonin e saj për një dekadë përpara se të besonte në ish-partnerin e saj i cili e pyeti përse vazhdonte të binte në gjumë në banjë.
Ajo tani ka rrëmbyer guximin për të marrë ndihmë profesionale pasi mjekët dyshohet se i thanë asaj që mund të ketë sindromën e çrregullimit të të ngrënit./Indeksonline/