75 Mall Live Search
11:52 / E Hënë, 03 Shkurt 2025 / Z S

440 banesa të prekura, Prefektura e Durrësit bën bilancin e dëmeve

Përmbytjet në Durrës të ndodhur javën e kaluar kanë shkaktuar dëme të shumta.

Deri tani, 440 banesa janë të verifikuara me prezencë uji në ambientet e brendshme.

Si pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme. Ndërsa në ditët në vijim grupi i ngritur i punës do të bëjë edhe bilancin financiar.

Prefekti i Durrësit, Emiljan Jani ka thënë për ABC News se në terren janë rreth 20 grupe pune.

Theksohet se janë banesat private që do të përfitojnë nga dëmshpërblimet.

Është nënvizuar se një ndër faktorët kryesorë i kësaj situate kanë qenë bllokimi nga mbeturinat i kanaleve të ujërave të larta, për shkak të papërgjegjshmërisë së banorëve./iNEDKSONLINE/