14:21 / E Hënë, 17 Gusht 2020 / indeksADMonline

441 pacientë të konfirmuar me COVID-19 po trajtohen në QKUK dhe spitalet e përgjithshme

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 573 pacientë, 441 prej të cilëve janë të konfirmuar me COVID-19.

Në njoftimin e bërë nga QKUK thuhet se oksigjeno-terapisë i janë nënshtruar 372 persona, derisa 40 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Në klinikat e QKUK-së janë të hospitalizuar 214 pacientë, 166 të konfirmuar pozitivë, kurse 135 janë me oksigjeno-terapi”, thuhet tutje në njoftim, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu u theksua se spitalet e përgjithshme po ofrojnë shërbime mjekësore për 359 pacientë, 255 prej tyre janë pozitivë, ndërkaq 237 persona i janë nënshtruar oksigjeno-terapisë./Indeksonline/