445 të shëruar, 174 raste me Covid-19

Gjatë 24 -orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.224 mostra të marra nga SHSKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 174 raste pozitive.
Brenda 24-orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna e Vushtrrisë një 76- vjeçar.
Numri total i rasteve pozitive është 51.502 raste nga 184.737 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.336 raste të vdekjes.
Gjatë 24- orëve të fundit, janë shëruar 445 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri sot është gjithsej 41.852 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.314.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 80 raste, Mitrovicë 17 raste, Ferizaj 14 raste, Gjilan 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Vushtrri 8 raste, Podujevë 7 raste, Suharekë 6 raste, Prizren 4 raste, Gjakovë 3 raste, Drenas 2 raste, Kamenicë 2 raste, Pejë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe nga një rast komunat Istog, Klinë, Malishevë, Novobërdë, Obiliq, Shtime, Skenderaj dhe Viti
IKSHPK-ja u apelon të gjithë qytetarëve që të vijnë e të testohen për SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.
Mbulojeni gojën dhe hundën me maska!
Mbajeni higjienën!
Respektojeni distancën!