75 Mall Live Search
09:53 / E Mërkurë, 02 Tetor 2024 / L K

45% e grave do të jenë beqare dhe pa fëmijë deri në vitin 2030!

Një sasi rekord kokaine është sekuestruar nga policia italiane në Milano dhe në periferi të saj, në Komunën Agrati.

Bëhet fjalë për 202 kg kokainë, që u sekuestrua në dy raste të ndryshme.

Pjesa e parë e drogës, 142 kg kokainë u gjet e fshehur brenda 4 makinave të parkuara në parkingun e varrezave në Agrati. Dy shqiptarë, të moshave 44 vjeç dhe 37 vjeç, u arrestuan gjatë aksionit policor.

Njëri prej tyre kishte marrë me qira një garazh dhe një apartament në zonë. Lënda narkotike ishte fshehur në vende të posaçme brenda automjeteve.

Në rastin e dytë u sekuestrua sasi prej 60 kg kokainë në Milano në një makinë me targa angleze. Një shqiptar i tretë u arrestua gjithashtu. Të dy rastet kanë lidhje me njëra-tjetrën. Sipas mediave italiane, shqiptari i tretë që u kap në Milano e kishte marrë sasinë prej 60 kg kokainë nga automjetet e parkuara pranë varrezave.

Sipas policisë italiane, vlera e kokainës së sekuestruar përllogaritet në rreth 15 milionë Euro.

Një sërë kontrollesh u kryen në disa banesa dhe ambiente të marra me qira prej shqiptarëve në Milano dhe komunën Agrati. Brenda tyre u gjetën makineri për numërimin e parave, një çantë me 3000 kartmonedha false, 80 mijë Euro cash nga të cilat 18 mijë Euro janë false.

Identiteti i shqiptarëve të arrestuar nuk është bërë i ditur.