45 milionë euro dhe Pochettino është i juaji
Derisa gjysma e sezonit ka përfunduar, drejtuesit e Manchester Unitedit tashmë diskutuar në lidhje me mundësinë e angazhimit të Mauricio Pochettinos në postin e trajnerit nga 30 qershori i vitit të ardhshëm.
Por, për ta liruar Pochettinon nga kontrata e tij me Tottenhamin do të kushtojë 45 milionë euro.
Të mërkurën, sot, Ole Gunnar Solskjaer u emërua si trajner deri në fund të këtij sezoni, por ka pak gjasa që ai të mbetet në rol permanent.
Kur momenti të arrijë, Manchester Unitedi do të mendojë për vendimin më të mirë dhe ta bëjë lëvizjen e duhur, transmeton IndeksOnline.
Derisa këto janë zhvillimet e fundit në Mançester, Daniel Levy është ende duke pritur për momentin e tij.
”White Hart Lane” i ri është afër hapjes dhe klubi londinez ia ka dalur që ta ketë në dispozicion Pochettinon deri më tani.
Në vitet e fundit, Levy ka marrë oferta të shumta, por në fund, arriti ta mbajë trajnerin argjentinas.
Oferta e fundit erdhi në verë, kur Real Madridi shprehi interesim për të./IndeksOnline/