45 minutat e Arbër Zenelit
Arbër Zeneli i është kthyer fushave të gjelbra këtë fundjavë, teksa ky është një lajm shumë i mirë për Kosovën që muajin e ardhshëm do të luajë ndeshjen më të rëndësishme në histori.
Zeneli, që pësoi lëndim të rëndë në gjurin e tij në muajin qershor në ndeshjen kundër Malit të Zi në Podgoricë, më në fund u është kthyer fushave.
Futbollisti 25-vjeçar, pas 8 muajsh mungesë ka luajtur për ekipin e dytë të Reimsit, ku luajti për 45 minuta.
Zeneli për ekipin e rezervave të Reimsit, të shtunën zhvilloi 45 minuta në ndeshjen kundër ekipit të Schiltigheim.
Më poshtë mund të shikoni disa nga momentet e ndeshjes ku luajti Zeneli, e cila u mbyll me barazim pa gola.
Arber Zeneli’s (No 11) first 45 minutes on the pitch since his injury!
— Kosovan Football ?? (@kosovanfooty_EN) February 24, 2020
Welcome back Arber. [?️ @StadeDeReims]pic.twitter.com/hg65DBSPO9