75 Mall Live Search
09:17 / E Diele, 26 Janar 2025 / Gj. Sh

46 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë u regjistruan 46 aksidente trafiku.

Sipas të dhënave të Policisë, 18 aksidente u regjistruan me të lënduar, e 28 të tjerë me dëme materiale.

Sakaq 1553 gjoba u shqiptuan në këtë vazhdë kohore.

Dhjetë persona u arrestuan, e nëntë të tjerë u dërguan në mbajtje.