11:18 / E Hënë, 03 Gusht 2020 / indeksADMonline

46 pacientë të hospitalizuar në Spitalin e Gjakovës për COVID-19, të infektuar edhe tre mjekë e 13 infermierë

46 pacientë të hospitalizuar në Spitalin e Gjakovës po trajtohen për COVID-19.

26 prej tyre janë konfirmuar si COVID-19 pozitiv, kurse 20 të tjerë pritet të testohen, transmeton Indeksonline.

22 nga pacientët janë me oksigjenoterapi, dy pacientë me CPAP maskë dhe një me respirator.

Me COVID-19 kanë rezultuar si të infektuar edhe tre mjekë, 13 infermierë dhe një stafe tjetër./Indeksonline/