75 Mall Live Search
08:30 / E Diele, 24 Tetor 2021 / MSH

464 raste aktive me COVID në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në raportin e fundit ka njoftuar se aktualisht janë 464 raste aktive në të gjithë vendin, ndërsa janë shëruar 33 persona.

Asnjë qytetar nuk ka vdekur nga virusi korona 24 orët e fundit, teksa 16 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.

Ndërkohë, që prej fillimit të vaksinimit, në Kosovë janë dhënë 1.532.585 doza anti-COVID.

697.728 qytetarë janë imunizuar me të dy dozat.