75 Mall Live Search
09:02 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2024 / L K

47 aksidente dhe mbi 2200 tiketa për kundërvajtje në 24 orë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24-orëshin e fundit janë shqiptuar 2273 tiketa për kundërvajtje.

Ndërsa, janë regjistruar 47 aksidente trafiku, ku 13 prej tyre janë më të lënduar, ndërkaq 34 më dëme materiale.

PK-ja gjithashtu ka njoftuar se ka arrestuar 10 persona, ku 7 janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit, përcjell IndeksOnline.