47 aksidente trafiku brenda një dite
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24- orëve të fundit në territorin e Kosovës kanë ndodhur gjithsej 47 aksidente trafiku, prej të cilave 17 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 31 të tjera me dëme materiale, transmeton Indeksonline.
Policia, po ashtu ka njoftuar se gjatë ditës, janë shqiptuar 1. 305 gjoba kundërvajtëse ndaj gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që i kanë shkelur rregullat e trafikut./Indeksonline/