48 aksidente trafiku brenda ditës, një me fatalitet
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur gjithsejtë 48 aksidente trafiku prej të cilave një ka përfunduar me pasoja fatale, 23 me persona të lënduar dhe 24 të tjera me dëme materiale, transmeton Indeksonline.
Ndaj gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që kanë thyer rregullat e trafiku, janë shqiptuar 1 241 gjoba kundërvajtëse./Indeksonline/