15:11 / E Mërkurë, 16 Shtator 2020 / indeksADMonline

48 orë afat për Milikun e Napolit

Arkadiusz Milik duhet të vendosë brenda 48 orëve për të ardhmen e tij.

Ky është afati që i është dhënë sulmuesit polak për t’i dhënë fund dilemave për të ardhmen.

Roma është skuadra që është duke biseduar me Milik, por ardhja e tij do të jetë e varur nga çështja e Dzekos, sulmuesit që po lidhet me kalimin te Juventusi.

Sot pasdite pritet të ketë një takim për këtë operacion dhe gjithçka pritet të vendoset në orët në vijim.

Milik do të ketë problem të gjejë vend në formacionin e Napolit pas blerjes së sulmuesit Osimhen./Indeksonline/