48 pikët e Kevin Durant s’kryejnë punë, Bucks e Antetokounmpo në finale të Konferencës së Lindjes

Milwaukee Bucks kanë arritur të kualifikohen në finale të Konferencës së Lindjes.
Skuadra e Bucks arriti të shënoi fitore me rezultat 111:115 kundër Brooklyn Nets, pas vazhdimeve, transmeton Indeksonline.
Buck arritën të fitojnë këtë seri kundër Nets me rezultat 4:3.
Lojtari më i mirë i Bucks ishte Giannis Antetokunmpo i cili shënoi 40 pikë e pati 13 kërcime e 5 asistime.
Ndërsa tek Brooklyn Nets lojtari më i mirë ishte Kevin Durant i cili arriti të shënoi 48 pikë dhe pati 9 kërcime e 6 asistime.
Bucks në finale të Konferencës së Lindjes do të presin Philadelphian 76ers apo Atlanta Hawks.
Ndërsa në Konferencën e Perëndimit në finale janë LA Clippers dhe Phoenix Suns./Indeksonline/